Futboll Sport

Humbje e ”ëmbël” në limite për Heerenveenin, Zeneli është protagonist (VIDEO)

Heerenveen është mposhtur nga Feyenoord me rezultatin 2-3, por ky takim mund të kishte shkuar ndryshe, pasi skuadra e Arbër Zenelit, edhe pse u gjend në disanvantazhin e dy golave, arriti të barazojë dhë më pas humbi edhe një penallti, që mund t’u kishte dhënë avantazhin dhe ndoshta edhe fitoren, Gjithsesi nuk ndodhi kështu, pasi Feyenoord në fund realizoi sërish dhe mori pikët e plota. Gjithsesi Heerenveen u rendit në vendin e tetë dhe do të tentojë të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Evropës përmes fazës së “play-off”-it.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të shënuar nga ana e Berghuis, i cili me një goditje nga jashtë zone befasoi vendasit. Pjesa e parë po shkonte drejt fundit dhe u mendua se gjithçka do mbyllej 0-1, por ndodhi ndryshe, pasi i njëjti autor arriti që me një goditje nga brenda zonës të dyfishonte epërsinë në favor të skuadrës së Feyenoord. Zeneli me shokët e tij shkuan në pushim të ndeshjes në disavantazhin e dy golave.

Gjithsesi ata nuk u dorëzuan dhe ishte pikërisht mesfushori shqiptar që luan për Kosovën ai që u bë protagonist në minutën e 79’. Me një lëvizje të bukur dhe me një harkim perfekt në zonë gjeti Bruijn, i cili e devijoi sferën drejt e në rrjetë, duke bërë që takimi të hapej. Heerenveen shfrytëzoi momentin dhe për një minutë arriti të barazojë falë një autogoli të realizuar nga van der Heijden. 2-2 por asgjë nuk ka mbaruar.

Heerenveen fitoi një penallti në të 82’ dhe kishte mundësin të bënte për përmbysje të çmendur në harkun kohor të tre minutave. Bruijn u vë përballë portierit mik, që arrite të neutralizonte goditjen e mesfushorit, duke i lënë shifrat në 2-2 për momentin. Feyenoord arriti që në minutën e 90-të të realizonte golin e tretë dhe të fitores. Ashtu si te goli i parë, sërish me një goditje dënimi portieri i Heerenveen do të mposhtej për të tretën herë. Basacikoglu ishte autori i golit të triumfit për skuadrën e tij.

Related posts

PËSOI HUMBJEN E TRETË NË 4 NDESHJE/ Zidane: Ja pse Gareth Bale nuk udhëtoi me skuadrën

Delo.autor

Aktivizohet me Manchester City-in/ Talenti shqiptar po kalon një moment negativ

Sadik.Autor

ME SHAKA I DREJTOHET ALLEGRIT/ Masimo Ferrero: Edhe sot ju ndihmoi Shën By**a

Delo.autor

Leave a Comment