Futboll Sport

Në pritje të finales së Kupës, Shkëndija vijon të fitojë

Shkëndija e Tetovës nuk heq dorë nga zakoni pozitiv i fitoreve, pavarësisht se tashmë e ka siguruar matematikisht titullin kampion ne Maqedoni. Kuqezinjtë mposhtën për të 4-ën herë këtë sezon Sileksin, duke fituar në transfertë me rezultatin 3-1.

Trajneri Osmani i kishte rezervuar një raund pushim Besart Ibraimit, ndërsa nuk ishte i disponueshëm për shkak dëmtimi Izair Emini. Loja e Shkëndijës u bazua si gjithnjë tek kapiteni Ferhan Hasani dhe ishte pikërisht 27-vjeçari ai që i dha avantazhin ekipit nga Tetova.

Goli i 20-të në kampionat për ish lojtarin e Wolfsburgut. Një minutë përpara fundit të pjesës së parë kampionët e sapo shpallur te Maqedonisë realizuan edhe golin e sigurisë me anë të Besmir Bojkut.

23-vjeçari i cili në këtë sezon nuk ka gjetur shumë hapësira si titullar shënoi golin e dytë në karrierë me fanellën e Shkëndijës. Kuqezinjtë që në këtë takim luajtën me fanellat e bardha larguan çdo dilemë të mundshme në fraksionin e dytë kur nigeriani Wakili shënoi golin e 3-të.

Sileski u mundua ta rihapte ndeshjen dhe shkurtoi diferencën me anë të Bllagojeviç, por vetëm kaq pasi fitorja nuk i shpëtoi nga duart skuadrës së Qatip Osmanit e cila po përgatitet për finalen e Kupës së Maqedonisë që do të luhet më datë 23 Maj përballë Pelisterit të Bitolës.

Related posts

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Nga krijimi i veshjeve për femra e deri te përrallat, ja cilat janë pasionet e futbollistëve

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Gjermania e fillon me gola, luhet ndeshje që vendos fatin e Shqipërisë

Isa.Autor

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Kelmendi fiton në çerekfinale, kalon në katër më të mirat

Delo.autor

Leave a Comment