Futboll Sport

E PABESUESHME/ Çudirat e “El Pibe de Oro”: Maradona braktis Bjellorusinë për…

Diego Maradona është emëruar trajneri i ri i klubit meksikan Dorados, raportojnë mediat lokale. Dorados, klub i divizionit të dytë meksikan, publikoi një video të shkurtër në kanalet e veta në rrjetet sociale, me mesazhet “Mirëseerdhe Diego” dhe “Bëje 10”, duke shpalosur fanellën e Maradonës si futbollist.

Një kapërcim i çuditshëm për El Pibe de Oro, që në fakt pas ndarjes me futbollin e luajtur ka habitur në çdo lëvizje të tij si trajner.

Pak muaj më parë Maradona arriti marrëveshjen për t’u bërë president i klubit bjellorus Dynamo Brest, një çudi më vete, pasi nuk dihej realisht se çfarë mund t’i ofronte këtij klubi legjenda argjentinase, aq më shumë që praktikisht ka qenë shumë pak në Bjellorusi, duke e kaluar verën mes Botërorit dhe pushimeve.

Gjithsesi, kontrata 3-vjeçare në Brest mund të prishej në rast të ndonjë oferte të rëndësishme apo mungesë ambientimi në Bjellorusi. Dorados pushoi nga puna trajnerin Francisco Gamez, për shkak të një fillimi shumë të dobët të sezonit, me 3 pikë në 5 ndeshje.

Maradona, i konsideruar një ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, nuk ka pasur asnjë sukses si trajner, duke drejtuar Argjentinën, por edhe dy klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related posts

PLANET PËR SEZONI E ARDHSHËM/ Donnarumma-Milan, palët drejt vendimit të hidhur në verë

Delo.autor

POSTIMI EPIK/ Ylli i Dortmundit tallet me shokët e ekipit: Kështu do dukeni pas karantinës (FOTO)

Delo.autor

“KJO ËSHTË NDESHJA E KARRIERËS TIME”/ Trajneri Martini: Lojtarët mezi e presin këtë sfidë, presioni bie mbi…

Delo.autor

Leave a Comment