Futboll La Liga Sport

Ramos: Messi i bënte presion gjyqtarit në tunel, por nuk e di nëse ka…

Sergio Ramos ka thënë se Lionel Messi i kishte bërë presion gjyqtarit gjatë ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.Superderbi botëror përfundoi me rezultat 2-2, ndërsa pati reagime të shumta për lëshime në ndarjen e drejtësisë.

“Ishte një ndeshje e mirë nga ne për të treguar se donim t’i mposhtnim kampionët. Në përgjithësi, luajtëm mirë, që nga minuta e parë deri në të fundit. Nxorëm një barazim, kemi dashur t’ua ndërpritnim rrjedhën pa humbje, por jemi duke u përgatitur për finalen (e Ligës së Kampionëve)”, ka thënë kapiteni i Realit.
Ai e ka komentuar fërkimin me Luis Suarezin duke thënë se nuk e kishte prekur aspak uruguaianin dhe se sulmuesi katalunas pëlqen ta humbë kohën me gjeste të tilla.Sa u përket momenteve kundërthënëse në ndarjen e drejtësisë, Ramos është shprehur: “Për këtë gjë janë gjyqtarët e specializuar për atë punë. Messi bënte presion ndaj gjyqtarit në tunel”.

“Nuk e di nëse kamerat e kanë kapur dhe nuk e di në se ka pasur ndikim në vendimet e gjyqtarit në pjesën e dytë”.“I tillë është futbolli dhe gjithçka duhet të mbetet në fushë. Derisa nuk të lëndon, duhet të kesh respekt”, ka deklaruar spanjoll

Related posts

Zanetti flet pas shortit: Frankfurti rival i fortë, Interi favorit për të fituar trofeun

Delo.autor

TRIUMFUAN ME PËRMBYSJE/ Ish-lojtari i “Zikaltërve” analizon Juventus: Ata nuk luajnë si…

Delo.autor

JO VETËM ZIDANE TEK JUVENTUSI/ Ja emrat e pasardhësve të mundshëm të Allegrit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment