Futboll Sport

E TMERRSHME/ Plas dhuna në Angli, tifozi i Evertonit përfundon i shpërfytyruar (FOTO)

Lufta midis mbështetësve të Evertonit dhe atyre të Millwall (klub i divizionit të dytë anglez) para ndeshjes së “FA Cup” përfundoi me një të plagosur rëndë. Një tifoz i ri anglez ka pësuar çarje të konsiderueshme në fytyrën e tij, pas përplasjes së dhunshme me rivalët. Vetë i plagosuri ka dashur ta tregojë fytyrën e tij të gjakosur dhe pas “qepjes” së çarjes në spital.

Duke postuar një “selfie” të plagës së tij prej pesë cm, e cila e la atë me 20 qepje, tifozi i Evertonit shkroi: “E kam shkatërruar absolutisht fytyrën time. Unë nuk mund ta shikoj veten në pasqyrë. Ky është çmimi që duhet të paguaj si tifoz i ekipit tim të zemrës. I vlerësoj mesazhet mbështetëse të të gjithëve, sidomos nga lojtarët e Evertonit dhe Liverpool-it. Ata më kanë dërguar mesazhe, që i vlerësoj shumë. Me Evertonin derisa të vdes”.

Policia mezi i ka ndarë huliganët rivalë gjatë përplasjeve të dhunshme, përpara ndeshjes së “FA Cup”. Agresori besohet të jetë një tifoz i Millwall. Oficerët e policisë ndërhynë shpejt dhe iu desh të përdornin shkopinjtë e gomës për të ndarë dy grupet. Në ditët para ndeshjes, tifozi i quajtur Burns kishte bërë shaka në Facebook rreth dhunës së mëparshme mes dy grupeve të mbështetësve.

Ai shpërndau një pjesë gazete të prerë në Facebook nga sherri masiv në stadiumin “Goodison Park”, kur të dyja palët u takuan në vitin 1973. Një tifoz 17-vjeçar u godit me thikë në mushkëri dhe 10 tifozë të tjerë të Millwall u vranë. Në atë postim, ai shkroi: “Le të shohim sa miqësorë do të jenë të shtunën”.

 

Related posts

Marotta: Të nënshkruajmë me Ronaldon një ëndërr, por e pamundur

Q.Autor

Njihuni me Les Herbies, skuadrën që do të sfidojë PSG në finalen e Kupës

Sadik.Autor

Barcelona-Real Madrid/ Ja parashikimi i “El Clasicos” përmes statistikave

Isa.Autor

Leave a Comment