Futboll La Liga Sport

Dëmtimi i Ronaldos, Zidane jep një deklaratë të papritur

Pas “El Clasico”, trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane u shpreh se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje të mirë, por për pjesën e dytë thotë se lojtarët ishin të nxituar në veprimet e tyre.

Sa i përket dëmtimit të Ronaldos, i cili u detyrua të lërë fushën e lojës menjëherë pas pjesës së dytë, Zidane u shpreh i shqetësuar, por tha se ditën e nesërme do të mësohet më saktë shkalla e dëmtimit të portugezit. “Tani Ronaldo nuk është mirë, por ditën e nesërme do të njihemi me shkallën e dëmtimit pas rezonancës”, tha Zidane.

Ronaldo mbeti i dëmtuar pasi shënoi golin e barazimit për Realin, ndërsa qëndroi në fushëm e lojës deri në mbyllje të pjesës së parë.

Related posts

“KOULIBALY ËSHTË “CR7” E NAPOLIT”/ Deklaron ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Capello

Delo.autor

“EL CLASICO”/ “Bernabeu hesht” në 45 minutat e para, vendos Rakitic (VIDEO)

Delo.autor

Pikante nga Botërori/ Disa nga gjërat e shëmtuara në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment