Champions League Futboll Sport UEFA

Askush nuk e priste, ja arbitri i finales së Champions-it

Milorad Mazic do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpool, të shtunën e 26 majit në stadiumin olimpik të Kievit, njoftoi të hënën Komiteti i Arbitrave të UEFA-s.
Mazic, 45 vjeç, ka qenë arbitër ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s për të marrë pjesë në Kupën e Botës së Rusi, pasi ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, asnjë të dy skuadrave finaliste, si dhe dy sfida në “Europa League”.

Arbitri i finales së Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, luajtur mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), Mazic, do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, me francezin Clement Turpin si gjyqtar i katërt. Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic do të jenë arbitra shtesë, mbas portave.

Related posts

ÇEREKFINALET E CHAMPIONSIT/ Barcelona synon të shmangë këto dy rivalë

Delo.autor

(FOTO) Arda Turan pritet si legjendë në Turqi, tifozët përplasen me policinë

Q.Autor

“MAMMA MIA…”/ Në Spanjë festojnë fitoren, italianët falënderojnë kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment