Futboll Seria A Sport

Alisson vendos pë të ardhmen, në fund të sezonit nënshkruan me këtë klub

Portieri brazilian, Alisson Becker duket se ka vendosur të qëndrojë te Roma.

Numri një i verdhekuqve ka shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tij në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. Për shërbimet e tij janë interesuar skuadrat më të mëdha evropiane. Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich e duan brazilianin.

Krerët e Romës kishin deklaruar javë më parë se për ta lënë të lirë Alissonin duan së paku 100 milionë euro.Por duket se Roma nuk e ka ndërmend ta largojë yllin e tyre pasi i ka ofruar kontratën e re.Sipas mediave italiane, Alisson ka pranuar vazhdimin e kontratës me Romën deri në vitin 2023.

Kjo kontratë do të nënshkruhet pas përfundimit të këtij edicioni. Me kontratën e re Alisson pritet të bëhet ndër lojtarët më të paguar te Roma pasi do të ketë një pagë vjetore rreth pesë milionë euro.

Related posts

Real Madrid vs Villarreal, formacionet e mundshme (FOTO)

Q.Autor

DEBUTON NDAJ JUVES/ Interi ka gati surprizën me një “ish” në derbin e Italisë

Isa.Autor

2 GOLA NË 5 MINUTA/ Ndizet sfida tek Juventus-Genoa. Morata dyfishon, por miqtë rihapin gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment