Futboll Sport

Alvesh përshëndetet me një tortë nga Flamurtari, mesazh lamtumire… (FOTO)

I dëmtuar dhe në pamundësi për t’u riaftësuar shpejt e për të qenë pjesë e Flamurtarit në ndeshjet e mbetura të këtij kampionati, sulmuesi brazilian, Danilo Alvesh, është larguar nga qyteti i Vlorës. Përmes një postimi në Facebook, futbollisti në fjalë e ka bërë me dije këtë gjë, duke bashkangjitur edhe disa foto, ku është bashkë me djalin e tij, Enzo, me presidentin Sinan Idrizi, me familjarëe staf te kuqezinjve, duke pasur përpara një tortë me ngjyrat dhe stemën e Flamurtarit, si dhe numrin e tij të fanellës.

Alvesh e lë të hapur mundësinë e rikthimit te skuadra bregdetare, por njëkohësisht përdor edhe falënderime të shumta “lamtumire”: “Familja “Vlorë dhe Flamurtari”, dua të të falënderoj për gjithë dashurinë, respektin dhe admirimin për punën time. E ardhmja ime është përpara, por nëse kthehem te Flamurtari, do ta ndihmoj gjithmonë ekipin dhe do të jap më të mirën. Faleminderit presidentit Idrizi për dashurinë dhe respektin, që gjithmonë kishte për mua. Kjo është reciproke”.

Related posts

MIQËSORJA/ Sonte përballja Spanjë-Shqipëri, bastet na…”masakrojnë”

F.autor

STATISTIKA/ Milan kapet te numrat. “Kuqezinjtë” duan të shmangin rekordin negativ të Juventus

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ Çinari dhuron spektakël në “Air Albania” dhe ndëshkon “Ballshiotët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment