Futboll Sport

Mesfushori lë Zvicrën për Shqipërinë, FSHF-ja duhet të veprojë

migrantët me origjinë shqiptare nuk e kanë zgjedhje të parë Kombëtaren e Shqipërisë. Duhet ta pranojmë, nëse janë lindur dhe rritur në një vend tjetër, përgjithësisht luajnë për Kombëtaret e tjera. Në kushte të tilla dhe afrimi i talenteve nga vendet e tjera në Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës është i vështirë. Ne marrim dorën e dytë të lojtarëve, ndërsa “dora e parë” zgjedh ekipet e tjera. Zvicra është një “oaz” i preferuar për futbollistët me origjinë shqiptare, mjafton të shohim përbërjen e ekipit të parë të Zvicrës, por dhe moshat e këtij shteti. Shumë lojtarë me origjinë shqiptare luajnë nën atë fanellë.

Eduasportin.com mëson me burime të ndryshme pranë lojtarit se një nga futbollistët e Zvicrës do të lërë këtë kombëtare për ekipin e Shqipërisë. Fjala është për Kastrijot Ndaun. Në fakt, do të ishte turp që mesfushori me mbiemrin e heroit tonë Kombëtar të mos përfaqësonte ekipin shqiptar. Ai luan me ekipin e moshave të Zurich-ut dhe tashmë duket se ka vendosur të lërë përfundimisht ekipin zviceran për atë shqiptar. Në rast se mbrojtësi 19-vjeçar do të afrohej me ekipin tonë do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e Shqipërisë.

Ndau ka cilësi mjaft të mira, pasi jo më kot dhe karriera e tij ka qenë e suksesshme. Në fakt, e veçanta e futbollistit është se ka luajtur dhe kundër Shqipërisë në kohën kur ka qenë pjesë e Zvicrës U-17. Mbrojtësi numëron 7 ndeshje me ekipin U-17 të Zvicrës, ndërsa me ekipin U-19 numëron 4 ndeshje. Ai ka luajtur në fitoren e Zvicrës U-17 kundër Shqipërisë me rezultatin 2-0. Takim ky që është luajtur më 22 tetor 2015. Federata Shqiptare e Futbollit duhet të veprojë shpejt dhe të mendojë se si të thithë futbollistin te Shqipëria, pasi ai ka dhe presionin e skuadrës e ambientit zviceran. Megjithatë, të shpresojm se Kastrijoti do të na bashkohet shpejt.

Related posts

ANALIZA/ Titulli luhet mes milanezëve, ja pse Interi është favorit

Delo.autor

(FOTO) Transferimi i Coutinhos tek Barcelona, reagon për herë të parë Salah

Q.Autor

SPEKTAKOLARE/ Tifozët e PSG-së “tërbojnë” Liverpoolin, FESTË para “Anfield Road” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment