Futboll Sport

Dhunë ndaj arbitrit, në Vlorë zbarkojnë krerët e Policisë së Shtetit

Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës, ku arbitrat e takimit Flamurtatri-Vllaznia janë dhunuar fizikisht në ambjentet e stadiumit.

Menjëherë pas ngjarjes, arbitri anësor, Tartati ka bërë kallzim penal ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj tij, të cilët shoqëroheshin me administratorin e klubit Famurtari, Sinan Idrizi. Mesditësn e së hënës përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në ambjentet e stadiumit, për një analizë të mëtejshme të ngjarjes.

Ende nuk ka një raport të plotë të policisë rreth ngjarjes që ndodhi pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ndërsa kallzimi i bërë nga arbitri anësor, Tartari është për goditje për shkak të detyrës.

Related posts

PUTHJE NË QAFË DHE PËSHPËRIMA NË VESH/ Shikoni çfarë i bëjnë Ronaldo dhe Bonuçi argjentinasit Dibala (VIDEO)

Delo.autor

UEFA NATIONS LEAGUE/ Trajneri Silvinjo publikon listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë

F.autor

“KY NJERI NUK KA FRENA”/ Humbi finalen në Madrid, TEVEZ vendos për të ARDHMEN

Isa.Autor

Leave a Comment