Futboll Seria A Sport

Brozoviç ‘shënjestron’ Ranocchian, e ironizon në rrjetet sociale

Marcelo Brozoviç ka rilindur në 3 muajt e fundit me Spallettin, ku po merr në dorë skuadrën drejt realizimit të objektivit, pjesëmarrjes në zonën Champions.

Kroati është vendosur në një rol të ri, përpara mbrojtjes dhe ka marrë në dorë organizimin e lojës së zikaltërve, duke u bërë protagonist nga java në javë.

Për më tepër, ai është një nga futbollistët më aktivë edhe në rrjetet sociale, ku ka sheshuar problemet me tifozërinë zikaltër dhe vijon të karikojë ambientin me deklarata që ngrenë entuziazmin.

Së fundi në shënjestrën e tij ka përfunduar shoku i skuadrës, Andrea Ranochia, që dje shënoi me asisti të Brozoviçit, duke zhbllokuar takimin në Udine.

“Jam aq EPIK sa bëra të shënojë gol edhe Ranochia, lojtari më i bukur në Serinë A”, shkruante mesfushori kroat në Instagram, ku sigurisht që u komplimentua jo vetëm për humorin e tij, por edhe për paraqitjen e djeshme në Friuli.

Related posts

E TURPSHME: Ja si arriti Real Madridit drejt finales së Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Sadik.Autor

FLAMURATORI-BYLIS/ Penallti për miqtë! Vlonjatët protestojnë, por Hidi nuk gabon shënjestër (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) E ndëshkoi me të kuqe, Dani Alves shpërthen ndaj gjyqtarit në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment