Moto GP Sport

Marquez akuza Rossit: Përdor pushtetin mediatik për interesa personale

Duket se polemikat mes Marc Marquez dhe Valentino Rossit nuk do të përfudojnë ndonjëherë. Pas garës së fundit të zhvilluar në pistën e Jerez, piloti spanjoll ka komentuar incidentin që përfshiu 3 pilotët që ishin pas tij në renditje: Pedrosa me Honda si dhe Lorenzo e Dovizioso me Ducati.

“Në Argjentinë unë bëra një gabim dhe isha i pari që e pranova fajin dhe kërkova ndjesë. Edhe unë kam stilin tim, që ishte fitues, por nuk dua të prek dhe rrëzoj pilotët e tjerë. Rossi përdori fuqinë e tij mediatike për të më akuzuar e poshtëruar, një sjellje që nuk i shërben sportit tonë”, tha Marquez.

Duke përmendur incidentin në Jerez, kampioni i botës në fuqi shtoi: “Ishte një aksident normal gare, pilotojmë të gjithë në limited he mund të ndodhë. Kjo që ndodhi në Jerez ishte e ngjashme me atë që ndodhi në Argjentinë, por ata u treguan zotërinj mes tyre dhe e pranuan aksidentin si një incident i zakonshëm gare. Ka momente e momente dhe mënyra të ndryshme për t’i pranuar ato”, tha Marquez.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Prestigjozja “Bild”: Barça dhe Real Madridi, në garë për yllin gjerman

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” TEK INTER? Ja kur do të vendosë Messi

Delo.autor

Beteja e portierëve/ Pikford i përgjigjet Kortuas në lidhje me deklaratën e tij

Isa.Autor

Leave a Comment