Futboll Sport

Ishte pjesë e Vllazninsë sezonin e kaluar, Bicaj në stol prej…paragjykimit

Një nga afrimet e trajnerit Duro në merkaton e verës ka qenë edhe qendërmbrojtësi shtatlartë, Ditmar Bicaj, i cili mbylli kampionatin e shkuar te Vllaznia. Ai arriti të kishte një vend titullari në skuadër dhe ka bërë ndeshje relativisht të mira.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë në shtëpi, Bicaj nuk ka qenë në fushë edhe pse eksperienca e tij do të ishte e nevojshme në një përballe delikate, që përfundoi në barazim dhe në përfundim të saj pati përplasje fizike, ku nuk mungoi dhuna ndaj arbitrave.

Klubit vlonjat kanë bërë me dije se mosaktivizimi i Bicajt në këtë përballje, nuk ka pasur asnjë arsye dëmtimi apo pezullimi për kartonë, por thjesht paragjykimi. Fakti që lojtari ka luajtur sezonin e shkuar te Vllaznia është paragjykuar nga stafi teknik i Flamurtarit dhe trajneri Behari ka marrë vendimin që të mos e aktivizojë futbollistin.

Një vendim disi i paarsyeshëm, duke qenë se lojtarët janë profesionistë dhe japin kontributin e tyre në skuadrën ku paguhen. Nuk dihet nëse një sjellje e tillë e stafit teknik do të ndikojë në marrëdhëniet e Bicajt me klubin në sezonin e ardhshëm. Do të shihet nëse lojtari do të largohet gjatë merkatos apo do të vazhdojë të qëndrojë në ekip.

Related posts

Zoti e ruajt mbretin/ Tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një koreografi speciale yllit të tyre, Leo Messi

Q.Autor

TEUTA-GRANADA/ Martini bën ndryshime në mesfushë tek “Djemtë e Detit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Pas Ronaldos, tjetër lojtar bëhet gati për largimin nga Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment