Futboll Sport

Skënderbeu në Lushnjë për të “vrarë” kampionatin

Shansi matematik për të mbyllur çështjen e titullit, ose më e pakta vendosja efektivisht e një dore te trofeu. Skënderbeu luan në Lushnjë me synimin të mbyllë sa më shpejt praktikën në kampionat, për t’u përqendruar më pas te finalja e Kupës.

Një fitore e korçarëve, e kombinuar me barazimin ose humbjen e Kukësit në fushën e Teutës do të mbyllte çdo diskutim. Në këtë rast diferenca e pikëve do të ishte e parikuperueshme në tre javët e fundit. Në anën tjetër, nëse Skënderbeu fiton, ashtu si edhe Kukësi, skuadra e Dajës mund të festonte në javën e 34-rt, edhe vetëm me një barazim ndaj Teutës.

Në letër gjithçka duket e lehtë përballë skuadrës që i ka dhënë prej javësh lamtumirën Kategorisë Superiore dhe ka nisur promovimin dhe eksperimentimin me lojtarët e rinj që do të jenë pjesë e projektit gjatë sezonit të ardhshëm.

Megjithatë KUJDES! Lushnja ka treguar javë pas jave se kërkon t’i luajë dhe t’i shijojë minutat e fundit të mbetura në elitë. Këtë e provoi Partizani, që u frenua në barazim 1-1, por edhe Kukësi që fundjavën e kaluar fitoi 2-1 me vështirësi dhe mes polemikave për vendimet e arbitrave.

Skëndërbeu ka kualitetin dhe eksperiencën që të mos ia komplikojë situatën vetes, por mbi të gjitha kërkon të reagojë në fushë pas dy humbjeve radhazi. Të besuarit e Dajës duhet të bëjnë sforcon e fundit fizike pas një sezoni shumë të gjatë me numër rekord ndeshjes, por edhe të gjejnë motivimin e humbur prej distancës dhe diferencave të krijuara me rivalët prej startit të sezonit.

Related posts

PËRFORCIM I BUJSHËM/ Guardiola nuk dorëzohet, ëndrra e Manchester City-t mund të realizohet në janar

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Guardiola: 20 minutat e para ishin të pabesueshme për…

Delo.autor

PREZANTOHET TEK KUKËSI/ Trajneri Shehi: Ju tregoj problemin e “Verilindorëve”

Delo.autor

Leave a Comment