Boks Sport

Jo vetëm Wilder, ja kandidatët për t’u përballur me Anthony Joshua

Dita e sotme do të jetë e rëndësishme në lidhje me emrin e boksierit që do të përballet me Anthony Joshua. Stafi i boksierit britanik do të ketë një takim me stafin e rivalit amerikan Deontay Wilder, ndërkohë që opsione të tjera të mundshme mbeten edhe Alexander Povetkin e James Miller, që gjithashtu do të jenë pjesë e diskutimeve të Eddie Hearn, menaxheri I Joshua.

Por natyrisht që Deontay Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC, mbetet opsioni më i preferuar, pasi një përballje mes amerikanit dhe Joshua do të sillte një duel të madh në këtë kategori dhe mbi të gjitha do të kemi vetëm një kampion bote në peshat e rënda (britaniku mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO). “Ky duel do të ndodhë, me 95% kjo sfidë do të zhvillohet brenda këtij viti”, u shpreh Joshua.

Me shumë gjasa, kjo sfidë mes Wilder dhe Joshua do të ndodhë ne muajt e fundit të këtij viti, pasi palët të sheshojnë të gjitha mosmarrëveshjet, kryesisht ato financiare apo edhe të vendit se ku do të zhvillohet sfida (Britaninë e Madhe apo Amerikë). Të dy boksierët janë të pamposhtur, ndaj në fund vetëm njëri do të qëndrojë me shifrën 0 të humbjeve.

WBA-ja ka vendosur që të jetë rusi Alexander Povetkin si rivali i ardhshëm i Anthony Joshua, por kjo mund të jetë alternativa e dytë. Joshua i ka kërkuar kohë rusit për t’u përballur me të, pas bisedimeve që Hearn zhvilloi me menaxherin e rusit. Edhe James Miller, i pamposhtur në ring, është një altenativë e mirë, por me të gjitha gjasat sfida e radhës së Joshua do të zhvillohet pas shtatorit.

Related posts

ËSHTË LOJTARI I MOMENTIT/ Talenti i Italisë godet vogëlushin grek, më pas… (VIDEO)

Delo.autor

SHPËRTHEN ish-kampioni i botës/ Ka fjalë të RËNDA për NEYMAR dhe sheikët e…

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Polonia shënon golin e parë ndaj Senegalit

Sadik.Autor

Leave a Comment