Futboll Ligue 1 Sport

Samuel Eto’o: Mbappe është Messi i ardhshëm

Kylian Mbappe është Lionel Messi i dekadës së ardhshme, sipas ish-sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o.

Përfaqësuesi i Kamerunit ka luajtur përkrah yllit argjentinas nga vitit 2004 deri më 2009 në Barçë dhe e ka parë nga afër talentin që i ndihmoi atij t’i fitojë plot pesë Topa të Artë.

Ai beson se Mbappe, i cili kaloi te Paris Saint-Germaini si i huazuar nga Monaco verën e kaluar me një klauzolë që do ta bëjë atë lojtar të klubit nga kryeqyteti francez nga sezoni i ardhshëm, është në gjendje ta zërë vendin e Messit në dekadën e ardhshme.

“Ai është Messi i ardhshëm nëse ia del ta mbajë nën kontroll statusin e tij, nëse e kupton se çfarë po ndodh përreth emrit të tij”, ka thënë Eto’o, tani sulmues i Konyasporit, për 19-vjeçarin francez.

“Mbappe mund të frymëzohet nga fuqia mbinjerëzore e mendësisë së Messit, të cilin e kam parë duke u rritur në Barcelonë. Messi vazhdon t’i bëjë ndeshjet të duken të lehta duke krijuar gjëra çdo sekondë. Ai është i veçantë por ka mbetur ai fëmija që e njihja nga viti 2004. Plot respekt dhe i matur”, shtoi ai.

Related posts

AJAX – BAYERN MUNICH/ Të dy skuadrat në “LUFTË” për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

City kryeson renditjen e “të huajve”, Chelsea dhe Lazio e ndjekin

Q.Autor

PAS 3 FITOREVE DHE NJË HUMBJE/ Xhudistja kosovare lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Delo.autor

Leave a Comment