Futboll Seria A

Interi është zhytur zyrtarisht në krizë, Icardi dhe Perisic në vështirësi

Nëse ende mungonte konfirmimi përfundimtar, kjo është shumë e vërtetë pas humbjes në derbi dhe eliminimit nga Kupa e Italisë: Interi është zhytur zyrtarisht në krizë.

Kjo bëhet më e shpjegueshme, kur merret parasysh se deri në gati tri javë më parë, kjo skuadër ishte e vetme në krye të renditjes së Seria A. Një rënie kryesisht psikologjike, që përkoi me humbjen kundër Udineses, por edhe me bllokimin e performuesve më të mirë, Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, të cilët ishin autorët e 24 golave nga 34 të tillë në total, të realizuar deri më tani nga zikaltrit.

Produktiviteti ofensiv, shumë i kushtëzuar, ishte prekur javë pas jave. Në tri ndeshjet e fundit kjo qasje ka humbur (katër ndeshje, në qoftë se në to përfshijë barazimin 0-0 kundër Pordenone), sepse është shënuar vetëm një gol kundër Udineses.

Edhe kundër Milanit është bërë vetëm një goditje në pjesën e parë (më keq kishte ndodhur vetëm kundër Juventusit, me zero goditje), ndërsa gjuajtja e parë në portën e mbrojtur nga Donnarumma mbërriti pas një ore lojë. Një tjetër e dhënë shumë negative është goditja e Joao Mario: apatik dhe aspak i mprehtë, ai shpërdoroi një mundësi të artë, duke mos e mposhtur dot Donnarumma nga një distancë e afërt dhe duke nxitur zemërimin e tifozëve, të cilët menduan se do të shijonin golin e parë.

Spalletti ka lënë të kuptohet tashmë se i shërben sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimi i kursit, për të shmangur zhgënjimin në kampionat. Me këtë zakon të keq, katër vendet e para, që janë me vlerë kualifikimi për në Ligën e Kampionëve, mund të bëhen një fantazi. Dhe në atë rast dështimi do të kthehej si trishtimi në modë.

Related posts

MOISE KEAN APO MANDZUKIC? Ja zgjedhja legjendës së Juventusit për ndeshjen ndaj Ajaxit

Delo.autor

Numrat nuk gënjejnë, ja pse Real Madrid po kthehet në identitet

Q.Autor

Rikthehet Seria A, ja si do të luajnë “BIG”-ët

Q.Autor

Leave a Comment