Futboll Sport

Fillojnë përçarjet, lojtarët të mërzitur me qëndrimin tekanjoz të gjermanit

Kuptohet që një numër lojtarësh ishin veçanërisht të pakënaqur kur lojtari i Gjermanisë humbi stërvitjen përpara ndeshjes së fundit kundër Burnley. Nuk kishte pasur asnjë deklaratë të një dëmtimi pas humbjes në Europa League të së enjtes nga Atletico Madrid. Dje ish-mesfushori i Real Madridit, shkruajti në “Twitter”: “Është për të ardhur keq që kam humbur ndeshjen e djeshme pas dëmtimit tim të shpinës. Do të duhet një kohë për t’u rikuperuar, por unë jam i sigurt se do të shërohem plotësisht në kohë për Kupën e Botës.

Edhe njëherë do të doja të falënderoj shefin tonë. Ishte një nder që luajta për ty, Wenger! Faleminderit për të gjitha kujtimet, që kemi ndarë sëbashku”. 29-vjeçari është lojtari më i paguar i klubit dhe nga ai pritet shumë, por duke parë veprimet e fundit dhe performancën e tij në fushë ka shumë pakënaqësi nga drejtuesit dhe tifozët e “Topçinjve”.

Related posts

SËRISH KAMPIONË/ Bayern Munich ka nisur marshimin drejt titullit të shtatë radhazi

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shevchenko gati për rikthimin tek ish-skuadra e tij, pritet t’i zërë vendin…

Delo.autor

ASKUSH SI CITY NË 52 VITE/ Guardiola një hap larg finales

Delo.autor

Leave a Comment