Futboll La Liga Sport

Qendërmbrojtësi i Romës Kostas Manolas i ofrohet Real Madridit

Qendërmbrojtësi i Roma-s Kostas Manolas i është ofruar Real Madridit, sipas raporteve në Spanjë.

Qendërmbrojtësi grek ka bërë një tjetër sezon fantastik me Ujqërit, duke i ndihmuar të arrijnë në gjysmëfinalen e Champions League.

Sipas Marca, Manolas i është ofruar ndërmjetësve të Real Madrid, por ata janë duke marrë pak kohë për të konsideruar opsionet e tyre.

CEO i Roma-s Mauro Baldissoni konfirmoi javën e kaluar se duhet të shesin lojtarë të tjerë për të mos tejkaluar limitin e Fair Play Financiar, megjithëse kanë pasur një sezon të mirë në Europë.

26-vjeçari është një nga lojtarët kyçë të kryeqytetasve dhe duke lejuar grekun të largohet, Roma do të kishte mundësinë të mbante portierin brazilian Alisson Becker.

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Një lojtar i Interit në listë, ja cilët janë favoritët sivjet…

Delo.autor

E akuzoi se e kishte tradhëtuar 35 herë, futbollisti i kombëtares rikthehet me të dashurën? (FOTO)

Sadik.Autor

INTERI e la jashtë CHAMPIONSIT/ STRAKOSHA mes “dashurisë” dhe “urrejtjes” për zikaltërit

Isa.Autor

Leave a Comment