Futboll Seria A Sport

Massimiliano Allegri zbulon të ardhmen në fund të sezonit

Ndërsa Juve ka vënë njërën dorë te titulli kampion dhe duhet të luajë finalen e Kupës të mërkurën në mbrëmje kundër rivalëve të Milanit, misteri mbetet për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri, shumë i kërkuar kohët e fundit nga shumë klube evropiane.

Vetë trajneri italian ishte shumë i qetë kur u pyet nga gazetarët në konferecën për shtyp përpara ndeshjes finale të Kupës së Italisë: “Mbi të gjitha duhet të sjellim trofetë në shtëpi. Më vjen mirë për fjalët që ka thënë drejtori Marotta dhe unë mund të konfimoj se kam patur një raport shumë të mirë me shoqërinë përgjatë këtyre 4 viteve. Pas sezonit të parë shoqëria përmbysi të gjithë grupin me rezultate shumë të mira. Në fund të sezonit do të ulemi në tavolinë dhe do të projektojmë të ardhmen”, tha Allegri.

Trajneri i Juves është vënë në shënjestër prej kohësh nga një sërë skuadrash, përfshi Chelsea, Arsenal, madje edhe Real Madrid, në rast se vendosin të ndërpresin marëdhëniet me Zinedine Zidane.

Related posts

BBC është kthyer, “tridenti” i Real Madridit arrin 400 gola

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Antonio Conte kërkon të transferojë yllin e Real Madrid…

Delo.autor

PËRBALLJA FRANCË-SHQIPËRI/ Nis shitja e biletave për sfidën në “Stade de France”, ja çmimi

Delo.autor

Leave a Comment