Futboll Sport

Vllaznia-Kamza “finalja” ku përcaktohet qëndrimi në Superiore

Vllaznia-Kamza si një finale e vërtetë, vetëm se i vetmi trofe që do të fitohet me shumë gjasa do të jetë ai i qëndrimit në Superiore. Ndeshja e kësaj të mërkure në “Loro Boriçi” është e ngjashme për shkodranët me atë të javës së fundit të sezonit të kaluar, vetëm se këtë herë Vllaznia ka nevojë për një fitore.

Kamza, e cila në dy fazat e para luftonte për Europën, papritur e gjeti veten në garën e mbijetesës dhe tashmë është e detyruar të mos humbasë në “Loro Boriçi”, ndërsa një fitore pothuajse do t’i siguronte mbijetesën. Për të dyja skuadrat kjo është një ndeshje që duhet fituar dhe lajmi i mirë për Gjokën është rikthimi i Sukajt, ndërsa shqetëson disi forma e Orelesit.

Për nga ecuria në javët e fundit të dyja skuadrat janë me statistika të ngjashme, ndërkohë që Kamza dy javë më parë ia doli të mos humbiste me Teutën, duke përmbysur madje dhe një disavantazh të dyfishtë të durrsakëve.

Related posts

REAL MADRID NË FESTË/ I mjaftojnë 4 minuta, Talenti shënon golin e parë në Champions (VIDEO)

Delo.autor

SOLARI KËRKON NË EKIP…/ Real Madridi përballet me konkurrencë të ashpër

Delo.autor

Rusi 2018/ 32 trajnerë, por cili paguhet më shumë?

Sadik.Autor

Leave a Comment