Boks Sport

Javën e ardhshme rinisin bisedimet për revanshin Golovkin-Alvarez

Javën e ardhshme do të rinisin bisedimet mes boksierëve Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez, për të zhvilluar revanshin, që u anullua një muaj më parë pas pozitivitetit të këtij të dytit. Canelo u tërhoq nga revanshi pasi doli pozitiv me clebunterol dhe më pas u pezullua 6 muaj nga komisioni sportiv në Nevada, pezullim që përfundon në shtator. Por të dy boksierët e dëshirojnë revanshin, pasi sfida e parë zhvilluar vjet në shtator përfundoi në barazim. Në bisedime do të ulen menaxherët e dy boksierëve.

“Javën e ardhshme do të takohem me stafin e “Golden Boy” dhe do të diskutojmë për këtë revansh ndaj Canelo, për ta përfunduar punën e lënë në mes pak kohë më parë. Unë shrpesoj që të takoj edhe drejtuesit e HBO-së për të organizuar sfidën”, tha Tom Loeffler, menaxheri i Canelo Alvarez. “Kjo është një përballje e rëndësishme, që e dëshirojnë të gjithë dhe kemi mbështetjen e WBC-së që sfida të zhvillohet këtë vit”, tha më tej Loeffler.

Revanshi duhej të ishte zhvilluar më 5 maj, por vendin e Canelo e zuri armeni Vanes Martirosyan, që u mund me “KO” në raundin e dytë nga Golovkin, duke mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme në kategoritë WBA, WBC, IBO dhe IBF.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ “Ultras Guerils”: Asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse…

Delo.autor

BOTËRORI/ “Murtaja” e dëmtimeve bën kërdinë te Franca

F.autor

Ibrahimovic thumbon Beckhamin: Të shohim ç’do të thotë pasi Suedia të fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment