Futboll La Liga Sport

Te Atletico Madrid humbet durimi, Barcelona e ka tepruar

Interesimi i vazhdueshëm i Barcelonës për sulmuesin Antoine Griezmann e ka inatosur së tepërmi Atletico Madrid-in. Bardhekuqtë që kanë në pronësi kartonin e sulmuesit francez e shikojnë atë si pjesë të rëndësishme të skuadrës, e pavarësisht kësaj blaugranat gjatë gjithë sezonit janë përpjekur që ta joshin lojtarin që të transferohet në “Camp Nou”.

Blaugranat janë gati që të paguajnë 100 milionë euro, që është edhe klauzola e tij e shitjes. Vazhdimisht ka pasur sinjale si nga klubi ashtu edhe nga yjet e ekipit në adresë të francezit, që ai të vendosë të largohet nga “Wanda Metropolitano”.

Madje, ditën e hënë presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu deklaroi se ai kishte pasur një takim me përfaqësuesit e futbollistit.

Por për bardhekuqtë kupa është e mbushur. Ndaj tyre nuk është treguar asnjë pikë respekti, e kjo nuk tolerohet. Më parë, bomberi i ekipit Luis Suarez deklaroi se Griezmann nëse vjen nuk do të zërë vendin e askujt te Barcelona.

“Na ka ardhur në majë të hundës kjo sjellje e Barcelonës. Të flasësh për të ardhmen e një futbollisti që është në kontratë vetëm pak ditë më parë se të luhet një finale evropiane është mungesë absolute respekti kundrejt Atletico-s dhe tifozëve të klubit.

I bëj me dije Bartomeu-t se kjo sjellje e tij është në kundërshtim me integritetin e kompeticionit, veçanërisht se ne kemi luftuar për titullin në Spanjë dhe Barça gjithnjë i ka bërë presion një prej futbollistëve tanë kryesorë.

Në muajin e shkuar, sulmuesi francez deklaroi se ai po bisedonte me skuadrën madrilene për të ardhmen, ndërkohë që nuk e dinte nëse në sezonin e ardhshëm do të qëndronte në kryeqytetin spanjoll apo do të lëvizte. Sipas raportimeve nga Spanja, bashkëkombësit e tij Lucas Digne, Samuel Umtiti and Ousmane Dembele kanë kontaktuar me Griezmann-in dhe i kanë kërkuar atij që të transferohet në “Camp Nou”.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Suso: Ja çfarë do të sakrifikoja për të dalë mes 4 të parëve

Isa.Autor

Conte mund të vazhdojë me Chelsean, por me një kusht

Q.Autor

LOJTARI I ESPANYOLIT NDËRROI FANELLËN ME “PLESHTIN”/ Tifozët duan “kokën e tradhtarit”: Copë Mu*ti…

Delo.autor

Leave a Comment