Futboll Seria A Sport

“Kupa e Italisë”, rekord tifozërie në stadiumin “Olimpico”

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 luhet finalja e “Kupës së Italisë”, Juventus-Milan. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”. “La Gazzetta dello Sport” njofton se në stadium do të jenë të pranishëm 65 mijë spektatorë. Të gjitha biletat janë të shitura, ashtu sikurse në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të “Champions Leauge”, Roma-Liverpool.

Kjo është një ndeshje me rekorde shikueshmërie, pasi do të transmetohet në 40 vende të botës. Në stadium do të jenë të pranishëm 400 gazetarë, të cilët do të monitorojnë këtë “duel”.

Përsa i përket trajnerëve, të dy teknikët kanë në dispozicion formacionet e tyre më të mira. Sikurse çdo filane tjetër, edhe kësaj radhe, spektakli nuk do të mungojë, sidomos kur bëhet fjalë për dy skuadra si Juventus dhe Milan.

Related posts

Lewandowski “mollë sherri” për të gjithë klubet e mëdha të Europës

Sadik.Autor

Vieri nuk plaket kurrë, gjithmonë pranë femrave

Sadik.Autor

Plas te Brazili: Neymar sherr me Thiago Silva-n

Sadik.Autor

Leave a Comment