Sport Të tjera

Eugert Zhupa protagonist në etapën e 5-të, Rohan Dennis kryeson Xhiron

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa ka qenë protagonist sot në etapën e 5-të të Xhiros së Italisë, duke qenë pjesë e një grupi prej 4 çiklistësh, që u shkëputën që në kilometrat e para të kësaj etape. Së bashku me Vendrame, Didier dhe Mullen, Zhupa tentoi të shkruajë emrin në edicionin e 101-të të Xhiros së Italisë, por pa sukses. Edhe pse kjo katërshe u shkëput deri në 5 minuta nga pjesa tjetër e çiklistëve, nuk arriti të duelojë për fitoren e etapës. 3 kilometra larg fundit, grupi i madh i çiklistëve arrin të kapë 4 të “arratisurit” dhe të shkojë kompakt në finish, duke nisur kështu një duel shpejtësie.

Fitues i etapës së pestë është çiklisti italian Enrico Bataglin, që preu i pari vijën e finishit pas 4h06’33”, duke fituar duelin e shpejtësisë me patriotin e tij Giovanni Visconti (i dyti) dhe portugezin Jose Goncalves (i treti). Zhupa, që deri në ato moment ishte protagonist, e mbylli garën në vendin e 155-të, shumë larg kreut. Çiklisti shqiptar, që garon me skuadrën e Wilier Triestina-Selle Italia, e uli ndjeshëm ritmin në kilometrat e fundit, duke prerë vijën e finishit 10’04” nga fituesi.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Xhiros së Italisë, ajo vijon të komandohet nga australiani Rohan Dennis (18h29’41”), që ka një sekondë avantazh ndaj holandezit Tom Dumoulin dhe 17 sekonda avantazh ndaj britanikut Simon Yates. Dennis mban të veshur edhe fanellën rozë të liderit të Xhiros së Italisë, ndërsa Zhupa, në klasifikimin e përgjithshëm, ndodhet në vendin e 168-të, me 27’55” larg liderit të turneut. Për shqiptarin kjo është pjesëmarrja e 4-t radhazi në Xhiron e Italisë.

Related posts

KLUBI I BARLETI VOLLEY ME TRAJNER TË RI/ Pas 14 vitesh rikthehet në stol Artan Pogoni

Delo.autor

NGA CHAMPIONSI TEK VELLOJA/ Eva Murati shkëlqen edhe si… nuse (FOTO)

Delo.autor

“TKURRET SPEKTAKLI”/ Pas 11 vitesh, rikthehet “El Classico” i “tokësorëve”

Isa.Autor

Leave a Comment