Milan ka bërë shpenzime të çmendura gjatë merkatos së verës ku rreth 70 milionë euro janë shpenzuar vetëm për sulmin duke afruar lojtarë si Borini, Kalinic dhe Andre Silva. Por kjo nuk ka mjaftuar që sulmi i kuqezinjve të merrte një fytyrë tjetër këtë sezon, ndryshe nga ai i mëparshmi ku dukej se tifozët i ‘faleshin’ formës së dobët të Carlos Bacca.
Këtë vit surpriza ka ardhur nga Primavera, ku Cutrone ka shpërthyer duke qenë golashënuesi më i mirë i ‘Diavolos’, dhe duke i lënë në hije blerjet e Milanit.
Kjo ka bërë që Gattuso ta mendojë dy herë zëvendësimin e Kalinic, duke lënë në stol Andre Silvën, i cili erdhi me shumë bujë në Milan dhe vendosi të aktivizonte pikërisht Cutronen, i cili i shpërbleu kuqezinjtë me një gol spektakolar në minutën e 105′ të kohës shtesë. /AlpeNews.al/
Minuta te luajtura me Milanin ne kampionat (sulmuesit):
Nikola Kalinic – 1171 minuta/4 gola
Patrick Cutrone – 470 minuta/9 gola