Futboll La Liga

Zidane ‘zgjohet’ në merkato, gati transferimi i bujshëm i De Bruyne

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane rapotohet se ka zhvilluar bisedime me presidentin e klubit, Florentino Perez, me qëllim blerjen e yllit të Manchester City, Kevin De Bruyne.

Klubi madrilen po synon të përmirësojë skuadrën në dispozicion deri në fund të sezonit dhe ylli i “Qytetarëve” konsiderohet si objektivi kryesor i Real madrid. Futbollisti i përfaqësueses belge ka qene në formë të jashtëzakonshme deri në këtë fazë të kampionatit anglez.

Për këtë arsye kanë nisur të qarkullojnë aludimet dhe hipotezat se klubi më elitar në botë dëshiron të sigurojë shërbimet e De Bruyne, ndërkohë që emri i belgut është përmendur edhe te skuadra e Barcelonës, një admiruese e vjetër e tij.

Imazh i ngjashëm

Por, sipas raportimeve të portalit spanjoll “Don Balon”, trajneri i Real Madrid, Zidane është takuar me Perez për zhvillimin e diskutimeve për transferimin e fantazistit në “Santiago Bernabeu”. Është mëse e qartë nevoja dhe domosdoshmëria e Real Madrid për përforcime.Real Madrid po synon rinovimin e kontigjentit dhe përforcimin e tij, ndaj De Bruyne raportohet nga “Don Balon” si prioritet i klubit “Los Blancos”.

Një mision gati i pamundur ky i klubit madrilen, me belgun që është shumë pranë rinovimit të kontratës me Manchester City.

Related posts

Premtimi vjen nga mbrojtja/ Isufi dhe Ismajlgeci “karikojnë” Shqipëria U-19

Isa.Autor

IBRA ENDE I PAVENDOSUR/ Familja e tij nuk do të zhvendoset, por ai…

Isa.Autor

INTER NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Marotta planifikon blerjen “big” me koston zero, vjen ylli i PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment