Futboll Ligue 1 Sport

Mediat franceze: Babai i Neymar nis lëvizjet për ta larguar djalin nga Parisi

Nëse verën e kaluar Neymar ishte protagonist i të gjitha thashethemeve mediatike, në lidhje me largimin e tij nga Barcelona, ​​kjo periudhë verore nuk duket se do të ndryshojë shumë në aspektin e personazheve kryesorë. Siç raporton e përditshmja franceze “Libération”, babai i lojtarit brazilian, i transferimit rekord botëror në futboll (222 milionë euro), i cili, gjithashtu, vepron si agjent i tij, e ka iniciuar tashmë misionin për ta dërguar djalin te Real Madridi.

Merkatoja sillet sërish rreth njërit nga lojtarët më të mediatizuar në histori. Qëllimi i Neymar për të lënë PSG do të fillojë nga ripërtëritja e marrëdhënies me Pini Zahivi, i cili ishte ndërmjetësi mes lojtarit dhe klubit francez verën e kaluar. Një vit më vonë, agjenti në fjalë, bashkë me babain e lojtarit, do të jetë në krye të punëve për ta transferuar brazilianin te Real Madridi.

Gazeta franceze raporton se babai i Neymar ka marrë një avion privat disa javë më parë, për t’u takuar me Pini Zahivi në Paris dhe për të filluar “udhëtimin” e përbashkët midis kryeqytetit francez dhe Madridit. Kanë filluar në këtë mënyrë një seri takimesh, për të cilat Real Madridi është më shumë se i informuar.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si Ronaldo shpërdoron rastin e artë për gol ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

E RRALLË/ SCOLARI bën prezantimin e tretë te skuadra braziliane (DETAJE)

Isa.Autor

GOL FANTAZMË/ Bylisi ndalon përsëri Partizanin. Skënderbeu mposht Teutën

F.autor

Leave a Comment