Futboll La Liga Sport

Barça mendon seriozisht shitjen e Suarezit, alarmohen skuadrat angleze

Barcelona thuhet se po merr në konsideratë shitjen e sulmuesit uruguaian, Luis Suarez dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha nga Liga Premier.Është sugjeruar nga mediat që Ousmane Dembele do të ishte sulmuesi i flijuar nga menaxhmenti i Barcelonës në rast transferimi të Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Por, tani ka lajme se Barcelona mund të kërkoj të holla nga shitja e Suarezit në rast së nënshkruhet Griezmann këtë verë. Sipas mediumit TV3, Suarez do të jetë lojtari i vendosur për shitje në qoftë se Griezmann ‘rrëmbehet’ nga Los Colchoneros.

Barça mund të nënshkruajë me sulmuesin francez për 100 milionë euro, e cila është klauzola e blerjes së vendosur brenda kontratës së Griezmann.Ndërkohë, e ardhmja e Suarezit mund të lidhet me ish-trajnerin e Barcelonës, spanjollin Luis Enrique.Asturiani është në bisedime me Chelsean dhe Arsenalin për një rikthim në futboll dhe e ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë Liga Premier.

Ndryshe, Suarez u bashkua me Barcelonën në 2014 nga Liverpooli dhe nga ai vit ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, teksa ka shënuar edhe shumë gola.

Related posts

ECURIA NEGATIVE/ Kalendar “ferri” për skuadrën e Gegës në startin e sezonit, e pret një tjetër provë force

Delo.autor

Manchester United ia jep një super-lajm Fellainit pas golit me Arsenalin

Sadik.Autor

U BLE PËR 90 MILION EURO/ Mbërrin në Manchester United blerja më e fundit… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment