Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Real do të sakrifikojë katër lojtarë për Neymar

Nuk rreshtin zërat që flasin për një transferim të Neymar te Real Madrid sezonin e ardhshëm. Braziliani u ble nga PSG verën e kaluar për 222 milionë euro dhe ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me francezët: 28 gola në 30 ndeshje.

Por janë të shumta shkrimet e publikuara në mediat sportive që flasin për një Neymar të pakënaqur në kryeqytetin francez dhe për një Real që është gati të përfitojë nga kjo situatë, por pa shpenzuar shifra të çmendura.

Madrilenët do të kërkojnë të fitojnë Champions League për vitin e tretë radhazi kundër Liverpool 26 majin e ardhshëm, por presidenti Perez nuk është aspak i kënaqur për ecurinë e ekipit në La Liga dhe ka ndërmend të bëjë disa ndryshime për sezonin e ardhshëm. Sipas “Diario Gol”, ai ka vendosur të shesë katër lojtarë për të krijuar vend për Neymar.

Gareth Bale, Isco, Karim Benzema dhe James Rodriguez do të shiten për të siguruar rreth 198 milionë euro. Me një shumë të tillë në bankë, asgjë nuk do ta ndalonte Real që të vihej në ndjekje të Neymar këtë verë.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

“PISTOLETA” POLAKE DREJT LARGIMIT/ Milan nxjerr zyrtarisht Piatek në merkato, ja ofertat e para

Delo.autor

KRIZA INTER-CARDI NUK KA FUND/ Wanda Nara “PLAS BOMBËN”, ja çfarë zbulon

Delo.autor

Leave a Comment