Futboll Sport

Njihuni me Lindon Selahin, 19-vjeçari që mposhti Anderlehtin dhe kërkon të luajë për Shqipërinë

Të shumtë janë talentet e rinj nëpër botë që çdo ditë edhe më shumë po shndërrohen në lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e tyre. I tillë është edhe Lindon Selahin, djaloshi me origjinë nga Kumanova që aktivizohet te skuadra e Standartit të Liezhit.

 

Shqiptari u aktivizua titullar në sfidën e djeshme ndaj Anderlehtit, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 1-3. Një paraqitje e shkëlqyer për mesfushorin qendror, i cili në të kaluarën ka refuzuar ftesën e Maqedonisë dhe e ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi.

 

Ai iu bashkua ekipit belg nga skuadra e të rinjve. Në finalen e Kupës, ku skuadra e Standardit triumfoi, 19-vjeçari festoi me flamurin e Shqipërisë.

Pas aktivizimit në “finalen” e djeshme ndaj Anderlehtit, me shumë gjasa drejtuesit e FSHF-së do jenë kujtuar për këtë talent shqiptar dhe duhet të fillojnë negociatat menjëherë, sa pa qenë vonë.

Related posts

BEFASIA/ West Ham shpartallon Man United në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

PIKANTE/ “Hë mo Trasho, e sheh ç’na bëre”, Muzaka sfidon tifozët e kuq. Ja çfarë nuk u pa në TV

F.autor

Joshua merr 10 ditë kohë për të reflektuar pas ofertës së Wilder

Sadik.Autor

Leave a Comment