Bundesliga Futboll Sport

Klose kthehet te Bayern: Mezi po pres të filloj nga puna

Miroslav Klose më në fund kthehet në Mynih. Vetë klubi bavarez ka konfirmuar se ish-sulmuesi i Gjermanisë do të marrë pozicionin e trajnerit të skuadrës U-17 duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Momentalisht Klose është pjesë e grupit të punës së Joachim Löë te kombëtarja gjermane dhe do të zëvendësojë në përfundim të Botërorit Holger Seitz te U-17 e Bayern pasi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020.

“Mezi po pres që të filloj nga puna në rolin e ri në akademinë e Bayern dhe do të jap gjithçka që mundem për të justifikuar besimin që më është dhënë për të drejtuar zhvillimin e këtyre lojtarëve të rinj”, u shpreh vetë Klose pasi firmosi kontratën.

39-vjeçari ka luajtur për Bayern nga viti 2007 deri në vitin 2011 ku ka fituar dy kampionate dhe dy Kupa në sezonet 2007/08 dhe 2009/10. Por pavarësisht se ka shënuar 121 gola në 307 ndeshje, shkëlqimin më të madh e ka në arenën ndërkombëtare, ku ka realizuar 71 gola në 137 ndeshje me Gjermaninë, përfshi këtu edhe 16 gola në finalet e Kupës së Botës, një rekord ky i vendosur katër vjet më parë në Brazil.

Klose është i fundit i një liste ish-lojtarësh të Bayern që rikthehen në klub. Drejtori sportiv në detyrë është Hasan Salihamidzic, ndërsa trajneri i ri nga sezoni i ardhshëm do të jetë Niko Kovac.

Related posts

KA ZHGËNJYER NË KATALONJË/ Ylli do të kthehet tek Juventus falas deri në vitin 2023, ja emri..

Delo.autor

JO VETËM MESSI/ Një tjetër “magjistar” njofton lamtumirën pas Botërorit

F.autor

LAJM I KEQ/ Sulmuesi kryesor i Kosovës, do mungojë gjatë…

F.autor

Leave a Comment