Moto GP Sport

MotoGP/ Marquez nuk njeh kufij, është i uritur për trofe

Sezoni sapo ka nisur, por Marc Marquez duket se është afruar me titullin e tij të pestë në gjashtë vite në MotoGP, i shtati në total. Kampioni i Botës, megjithatë, nuk duket i arritshëm dhe nuk duket se njeh limite në karrierën e tij, siç e deklaron dhe ai vetë në një intervistë për shtypin lokal.

“Nuk dua të përcaktoj një objektivat, as nuk dua të them një numër të botërorëve që mund të fitoj në mënyrë që të mos më kthehet në një obsesion, sepse kur gjërat kthehen në obsesion atëherë nuk arrihen kurrë. Duhet që të punojmë për motivet që kemi”.

Marquez është ende mjaft i ri, por e ka shprehur në njëfarë mënyrë se kush është ideja e tij dhe se cila mund të jetë e ardhmja: “Nuk do të më pëlqente që të garoja në një tjetër kategori. Dua që të jetoj eksperiencën në garën e rezistencës. Honda më kërkon përherë që të garoj në 8 Orët e Suzuka-s, por tani kemi 19 gara dhe vitin e ardhshëm 20, kështu që është shumë e vështirë që të gjej kohën tani”.

Duke u kthyer te sezoni që është në zhvillim e sipër, piloti spanjoll ka shpjeguar cilësitë e Honda-s të versionit të vitit 2018. “Këtë vit sigurisht që kemi më tepër fuqi, por ia kemi dalë edhe që të bëjmë më të mirën me motorin gjatë kthesave. Në të shkuarën kjo ishte shumë më e komplikuar”.

Related posts

E PABESUESHME/ Fansat e Juventusit në PANIK, S’KA më FANELLA të RONALDOS…

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Allegri në humor: Po ju jap një lëpirëse…

Delo.autor

“MILAN SOT FITON EDHE ME 9 LOJTARË”/ Legjenda “Zikaltër”: Nuk pashë ndonjë Inter ndryshe, për mua është poshtë 4 skuadrash, por Conte…

Delo.autor

Leave a Comment