Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME PARTIZANIN/ Sulmuesi Xhixha: Ka momente negative që nuk ecën mirë…

Sulmuesi i Laçit, Redon Xhixha, foli pas barazimit me Partizanin teksa u shpreh:

“Luanim kundër ekipit kryesues, që është me meritë aty ku është. Ishte ndeshje shumë e fortë. Në fund rezultat i drejtë mendoj. Ka momente negative që nuk ecën mirë skuadra, por ka dhe momente pozitive. Ishim të motivuar nga fitorja me Skënderbeun.

Penalltia? Sulmova topin, krijova kontaktin dhe u rrëzova normale, se isha brenda zonës. Ajo penallti është.

Europa? Janë edhe shumë javë kampionat, ne do luftojmë deri në fund. Ndeshjet do merren 1 nga 1. Shpresoj që të arrijmë të shkojmë në Europë.

Patëm shumë raste, ky është ligji i pashkruar, po nuk shënove do pësosh. Malën e kam shokë, kam luajtur 4 vite me të tek moshat, normale ia urova që ishalla të dalin kampion, janë me meritë në vend të parë”, u shpreh Xhixha.

Related posts

Përcaktohen ditët dhe oraret e ndeshjeve të fundit në Serie A…

Sadik.Autor

16 kapitenë në 25 ndeshje, ja cili do të mbajë shiritin e Brazilit kundër Belgjikës…

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Priret një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment