Futboll Sport

Vllaznia nuk sheh mbrapa, kërkohet përqendrim maksimal te Partizani

Ekipi i Vllaznisë, pasditen e së premtes ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, daj Partizanit, që do ta luajë të dielën, në orën 17:00, në “Selman Stermasi”, pa tifozë. Përpara fillimit të kësaj seance është zhvilluar një analizë e shkurtër me ekipin, teksa para futbollistëve ka folur fillimisht trajneri Gjoka dhe më pas administratori Gjyrezi.

Të dy ata nuk kanë dashur t’i kushtojnë shumë rëndësi asaj çfarë ka kaluar dhe situatës së krijuar pas barazimit me Kamzën, por kanë kërkuar nga sportistët angazhim maksimal për pjesën e mbetur të kampionatit. Pavarësisht se në pamje të parë gjithçka duket shumë e vështirë, edhe në radhët e futbollistëve është vërejtur besimi se mund t’ia dalin.

Administratori dhe trajneri u kanë kërkuar atyre të fokusohen maksimalisht për ndeshjen me Partizanin dhe të mos mendojnë për më tej. Ndaj të kuqve kryeqytetas patjetër duhet synuar marrja e fitores, sepse çdo rezultat tjetër i minimizon maksimalisht shanset e mbijetesës në Superiore.

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Maradona i gatshëm të ndihmoj klubin

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN PAS 40 DITËVE/ Momenti emocionues kur tifozi i Romës takon familjarët (VIDEO)

Delo.autor

Jibril Rajoub: Digjeni fanellën e Messit nëse luan kundër Izraelit

Sadik.Autor

Leave a Comment