Futboll Sport

Abazaj kalon me sukses vizitat mjekësore, nesër në fushë ndaj Kukësit

Kristal Abazaj u nis menjëherë pas ndeshjes Luftëtari-Partizani, 2-2, drejt Belgjikës, me synimin për të ndjekur përballjen që ekipi i tij i ri, Anderleht, do të luante kundër Standart Liezhit të enjten. Natyrisht udhëtimi drejt Belgjikës krijoji idenë se talenti i Luftëtarit do të mungonte në ndeshjen e radhës në Kukës.

Ai ka kryer me sukses edhe vizitat mjekësore dhe testet fizike tek skuadra e tij e re, dhe stafi i klubit belg duket se ka mbetur i kënaqur me performancën e sulmuesit. Përveç vizitave mjekësore, paraqitja në ekipin e ri shërbeu edhe për burokracitë rreth lejes së punësimit, një procedurë e nevojshme për të luajtur në ligat europiane.

Mirëpo, vetë trajneri Hasan Lika konfirmoi se lojtarit i është dhënë leje dhe do të jetë i gatshëm që sot. Pavarësisht axhendës së ngarkuar dhe lodhjes prej udhëtimeve, stafi teknik ka besim se Abazaj do të ndihmojë skuadrën në maksimumin e tij nesër ndaj Kukësit.

Related posts

LA LIGA/ 300 milion euro për emrin e ri të Camp Nou

Q.Autor

ÇMENDURIA NË CËRRIK/ Policia jep detajet: Arrestuam në flagrancë lojtarin dhe…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Moldavi. Pjesa e dytë, rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment