Futboll

‘Perandori’ Adriano rikthehet në fushë, shënon gol në ndeshje miqësore (VIDEO)

Ka qenë njëri nga futbollistët më të dashur në botë falë golave spektakolar që shënonte.

Por problemeve me lëndime dhe jetë të natës ia pa sherrin pasi karriera e tij përfundoi më herët se që ishte menduar.

Fjala është për ish-sulmuesin brazilian, Adriano i cili është rikthyer të luaj pas shtatë viteve.

Kjo ndeshje ishte miqësore e organizuar nga legjenda braziliane Zico dhe në të morën pjesë shumë yje të dikurshme të futbollit.

Edgar Davids, Alvaro Recoba, Romario, Sorin, Leonardo dhe yje të tjerë ishin pjesëmarrës e në këtë ndeshje.

Fitore në fund shënoi ekipi i Adrianos me rezultat 7-3 ku ish-sulmuesi i Interit shënoi një gol dhe bëri dy asistime.

Ky ishte rikthim për brazilianin pas plot shtatë viteve ku herën e fundit luajti në vitin 2010 me fanellën e Flamengos.

https://www.youtube.com/watch?v=rUdOG7YuLT8

Related posts

Efekti i Botërorit/ Rusia pret 10 miliard euro të ardhura për një muaj

Isa.Autor

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Zbulohen detaje: Helikopteri nuk kishte licencë për…

F.autor

REAL MADRID PËRGATIT NJË FUSHATË BLERJESH/ Ja tre objektiva për t’u kthyer “Galacticos”…

Delo.autor

Leave a Comment