Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes rikthehet e shpejtë, Hamilton “pole position” në Barcelonë

Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pole position” sot në pistën e Katalunjës (Barcelonë), aty ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Britaniku dha kohën 1’16”173, duke qenë më i shpejti në pistë. Pas disa garash ku Ferrari jepte kohën më të shpejtë në provat zyrtare, këtë herë është makina kampione në fuqi ajo që dominoi në pistë, duke zënë dy vendet e para. Në vijën e parë të nisjes, në krah të Hamilton, do të jetë shoku i tij i skuadrës Valtteri  Bottas dhe pas tyre u renditën dy makinat Ferrari. Vettel doli i treti, duke lënë pas Kimi Raikkonen.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME/ Milani nuk ka ndërmend të ndalet, një emër i ri për sulmin vjen nga Premier League

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Leeds. Rezultati 1-0

Delo.autor

Gareth Bale bën me dhimbje koke Zinedine Zidane…

Sadik.Autor

Leave a Comment