Futboll Seria A

Daniele de Rossi: Juventusi favorit, Roma do të bëjë gjithçka për titullin

Daniele De Rossi foli këtë të enjte për ambiciet që ka Roma në garën për titullin kampion në Serinë A, por duke e pranuar se Juventusi mbetet skuadra favorite, pasi ka treguar vazhdimësi në sezonet e fundit.“Kam dy vite që e them se Napoli, për mënyrën sesi luan, është e para në luftën për titull, por Juventusi është gjithmonë aty dhe duhet ta pranojmë që mbetet ekipi favorit. Nëse ka fituar 5-6 tituj radhazi, do të thotë se është skuadra më e fortë. Pastaj vjen Napoli dhe ne. Kemi humbur pikë rrugës, por tani duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe t’u afrohemi më shumë kryesuesve dhe të tentojmë të arrojmë të parët.”

Risia e këtij sezoni në futbollit elitar italian ishte pa dyshim aplikimi i sistemit VAR, që De Rossi e gjykon pozitivisht.

“Nuk është ende perfekt, por do të na japë më shumë qetësi në fushë për të pranuar vendimet e gjyqtarëve. Do t’i heqë thuasje të gjitha dyshimet. Unë jam dakord me atë që ndodh në futbollin amerikan, ku arbitri madje komunikon edhe me stadiumin.”

Related posts

SYNOJNË SUPERLIGËN/ Kriza financiare, lojtarët nuk dalin në stërvitje se duan LEKËT

Isa.Autor

“AI NUK VDIQ, ATË E VRANË”/ Nisin protestat masive për vdekjen e Maradonës

Delo.autor

SFIDA NDAJ LEGANES/ Ja vendimi që merr trajneri francez për Vinicius Junior

Delo.autor

Leave a Comment