Futboll Kategoria Superiore Sport

MUÇI DREJT LEGIAS/ “Operacioni” mund të mbyllet për tri ditë. Ja sa do të arkëtojë Tirana

Ernest Muçi do të shitet për të paktën 500 mijë euro te Legia e Varshavës. Me shumë mundësi, për sulmuesin do të jetë treditëshi i fundit. Në Poloni e bëjnë të mbaruar. 19-vjeçari me shumë gjasa do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

“Legia.net” bën me dije se skuadra polake dëshiron të bëjë një transferim të katërt. Bëhet fjalë yllin e Tiranës. Muçi do të kushtojë rreth një milion euro. Bisedimet kanë vazhduar për disa javë. Legia ka kohë deri në 24 shkurt. Nga ana e klubit polak janë ofruar 500 mijë euro dhe 10% të kartonit. Gjysmat e parave paguhen tani dhe gjysma muaj më vonë. Do të ketë bonus për gol, për Europën, për Champions-in e me radhë. Shkurt, djaloshi është shumë pranë kalimit në një skuadër jashtë Shqipërisë.

VLERËSIMI – Trajneri i skuadrës polake për mediat vendëse ka folur gjatë duke u shprehur se Muçin e vlerëson shumë. “E njoh klasin e Muçit. E kam ndjekur në shumë ndeshje këtë futbollist. Për mua është shumë i mirë, por nuk do të flas më shumë, sepse nuk është futbollist i Legias së Varshavës. Nëse bëhet, atëherë do të diskutojmë gjatë klasin e tij”, deklaroi dje trajneri Miçnieuiçz.ernest muci

Ofertat për sulmuesin janë disa, por skuadra polake është më konkretja, për sa u përket parave. Bardheblutë duan të paktën 1 milion euro për lojtarin e tyre, i cili si në Europë dhe kampionat ka treguar gjëra të mëdha në fushën e lojës. Media polake “Sportwefakty” në artikullin e saj të publikuar së fundmi, raporton se palët kanë arritur akordin paraprak, teksa zyrtarizimi duket shumë pranë. “Informacioni më i rëndësishëm është se Ernest Muçi do të blihet nga Legia. Nuk do të jetë një huazim si në rastin e Artem Shabanovit ose Nazarija Rusynit, të sjellë nga Dinamoja e Kievit. Detajet për sulmuesin shqiptar janë duke u marrë ende”, shkruhet ndër të tjera në artikull. Polakët e konsiderojnë shqiptarin si një nga talentet më të mëdha të Ballkanit.

Related posts

I HABIT ME DEKLARATËN/ Agjenti i yllit të Juventusit tremb tifozët: Gati për një aventurë të re

Delo.autor

REAL MADRID-INTER/ Ancelotti: Brozovic lider tek “Zikaltërit”, në Champions nuk bëhen llogari

Delo.autor

MIQËSORET/ Superiorja përplaset me Kategorinë e Parë, sfida konsolidimi

Isa.Autor

Leave a Comment