Boks Sport

Lomachenko mund Linares me “KO teknik”, merr titullin kampion në peshën e lehtë

Boksieri ukrauinas Vasyl Lomachenko është kampioni i ri i botës në peshën e lehtë, në kategorinë WBA, pas fitores me “KO teknik” ndaj Jorge Linares në duelin e zhvilluar sot në mëngjes në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Përballë 10 mijë shikuesve, Lomachenko respektoi parashikimet, duke u bërë boksieri i parë në histori që fiton 3 tituj kampionë edhe pse ka zhvilluar vetëm 21 duele si profesionist (11 fitore dhe 1 humbje në karrierën e tij).

Një përballje e bukur, ashtu sikurse edhe pritej, pasi edhe Linares tregoi aftësitë e tij dhe për pak sa nuk e fitoi duelin në raundin e gjashtë, kur vuri në vështirësi Lomachenko, që me kalimin e raundeve u bë më i kujdesshëm dhe arriti të fitojë. Linares synonte një fitore të shpejtë, na rdundet e para, por nuk ia doli dot mbanë dhe kur sfida nisi të zgjatej, doli në pah rezistenca e Lomachenko, që falë grushteve të tij arriti të mposhtë rivalin nga Venezuela.

Për Linares, kjo ishte humbja e 4-t në karrierë, ku numëron edhe 44 fitore. “Linares është një kampion i madh, çka e vërtetoi edhe kljo sfidë mes nesh, që ishte e bukur, e fortë dhe me rivalitet. jam i sigurt se të gjithë janë argëtuar”, tha Vasyl Lomachenko, që ndali rivalin me “KO teknik” në raundin e 10-të, duke e merituar fitoren dhe këtë titull kampion.

Related posts

Ekipi i tij “dominon” bindshëm në shtëpi/ XHAKA ka një mesazh të veçantë për ARSENALIN (FOTO)

Isa.Autor

Klopp ndihet i rrezikuar, ja çfarë thotë për Messin në prag të Championsit

Delo.autor

LIGA E EUROPËS/ Skocia në alarm përpara Shqipërisë, dëmtohen edhe 3 lojtarë

Isa.Autor

Leave a Comment