Futboll Ligue 1 Sport

Neymar te Real Madrid? Më në fund vendos presidenti Al Khelaifi…

Nasser al Khelaifi, presidenti i PSG, ka qenë shumë i qartë dhe i vendosur kur ka komentuar lajmet që qarkullojnë rreth të ardhmes së Neymar. “Ai do të qëndrojë, kjo është e sigurt 2000%”, tha presidenti i i klubit parisien rreth mundësisë se transferimit të super-yllit të skuadrës së tij, firma më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Kështu që te Real Madrid ai nuk mund të shkojë vetëm pas një viti qëndrimi në Paris.

“Jam i sigurt se ai do të qëndrojë, ai dëshiron që të qëndrojë”, tha presidenti i PSG pas ndeshjes kundër Rennes. Kampionët e Francës humbën 0-2 në stadiumin e kundërshtarit. Siç është raportuar më parë nga “Marca”, Neymar dëshiron që të ndërrojë ambient në fund të sezonit, por ka një mur përpara. Real Madrid padyshim që po përballet me operacionin më të vështirë. Aktualisht, nuk ka më se për çfarë të bindin presidentin e PSG Nasser al Khelaifi.

Tani çështja është që duhet të mundin një shtet, sepse Neymar është aseti më i madh i tyre dhe i Katarit. Rreth Neymar ka shumë punë, aq shumë sa mund të jetë dhe e pamundur që të bëhet diçka këtë vit. Në Paris nuk është e mundur që t’ua marrësh Neymar-in për disa vite, por ata e kanë bërë të qartë tani, nuk mund të ndodhë ndryshe. Sezoni i ardhshëm është një tjetër histori. Ky është vizioni i PSG-së, përtej pretendimeve se Neymar dhe babai i tij mund të kërkojnë që të shkojnë te Real Madrid në verë.

Related posts

Nis takimi i Grupit F, Meksika për të siguruar kalimin më tej

Sadik.Autor

NUK FUNKSIONON VAR SIÇ DUHET/ Klubi i La Ligas kërkon përsëritjen e ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Peruja befason Australinë shënon golin e parë ndaj “kangurve”

Sadik.Autor

Leave a Comment