Futboll Seria A Sport

Icardi bën tifo për Crotone për të shkuar në Champions League

Humbja ndaj Sassuolo thuajse ka zbehur çdo shans që skuadra e Interit të shkojë në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi zikaltërit e trajnerit Luciano Spalleti janë dy pikë pas Lazio dhe me një ndeshje më shumë të luajtur. Lazio do të luajë sot në fushën e Crotone, ndaj të gjithë tifozët e Interit shpresojnë që kjo skuadër të mundë ekipin nga kryeqyteti. Përfshi edhe kapitenin Mauro Icardi: “Objektivi ynë është të kualifikohemi në Champions League, ndaj sot do të bëjmë tifo për Crotone dhe më pas të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

Një fitore e Crotone ndaj Lazio do të mbante ende gjallë shpresat e Interit, pasi javën e fundit do të luhet pikërisht sfida Lazio-Inter. Por nëse Interi nuk kualifikohet në Champions League, e ardhmja e Icardit do të jetë në dilemë. “Nuk e di, në fund të sezonit do të bisedoj me klubin dhe të shohim se cila do të jetë zgjidhja më e mirë”, tha Icardi, që është ende i mërzitur për zhgënjimin dje ndaj Sassuolo. “Nuk e prisnim këtë humbje, sidomos për tifozët e shumtë në “San Siro”. I ndërlikuam vetë gjërat, tani jo çdo gjë varet nga ne”, tha Icardi.

Related posts

Laçi dhe Partizani ndahen në “paqe” pa gola në javën e katërt të Superligës

Isa.Autor

PRITET TË DHUROJNË SPEKTAKËL NË “AIR ALBANIA”/ “Tirana Fanatics” gati për derbin: Ne do të jemi aty për…

Delo.autor

REALI “PESHKON” TE ATALANTA/ Kërkon rivalin e Gjimshitit për një vend në formacion

Delo.autor

Leave a Comment