Futboll Seria A Sport

Nuk ndalen tifozët e Lazio-s, tjetër surprizë Kloop-it për eliminimin e Romës (FOTO)

Liverpool në gjysmëfinale të “Champions League” pati edhe gatishmërinë e Lazio-s për të mundur Roma-n. Skuadra italiane e drejtuar nga Inzaghi fillimisht i hapi dyert e qendrës stërvitore ekipit anglez, që të përgatitej në kushte sa më të mira për sfidën me verdhekuqtë.

Gjatë kësaj kohe tifozët e Lazio-s u treguan shumë mikpritës, duke shpalosur banderola mbështetëse për futbollistët e Liverpool në Formelo (qendrën stërvitore).

Tani që gjithçka ka mbaruar dhe Liverpool eliminoi Roma-n vijojnë surprizat për stafin e klubit anglez, konkretisht për trajnerin Jurgen Kloop. Pasditen e djeshme, trajneri gjerman ka marrë një fanellë të Lazios në hotelin ku skuadra e tij ndodhej.

Një rivalitet i madh mes dy ekipeve kryeqytetase të Italisë që ka lënë të befasuar edhe Kloop, i cili e shpreh qartë këtë në foton e shkrepur.

Related posts

STATISTIKAT/ Në 14 vite janë ndërruar 9 trajnerë në ekipin kombëtar, ja debutimi i Messit

Delo.autor

PORTUGALIA FUTET NË HISTORI/ Fiton trofeun e parë të Nations League

Delo.autor

INTERI E NIS ME “TËRMET 6 BALLËSH”/ Lukaku shqetëson zikaltërit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment