Bundesliga Futboll Sport

Reus ndihet i lodhur: Nuk vazhdohet më kështu…

Sezoni i Dortmund u kushtëzua nga dëmtimi Reus, i cili u kthye pas një dëmtimi të ligamentit në shkurt, para se të shënonin shtatë gola në vetëm 11 ndeshje në Bundesliga. I rikthyer në formën e tij më të mirë, sulmuesi 28-vjeçar dëshiron që ekipi i tij të përforcohet për të sfiduar Bayern Munchen, që po dominonin në Gjermani. “Ne mund të themi vetëm se kemi qenë me fat kur kemi siguruar kualifikimin për Champions League”, tha Reus për “Bundesliga.com”. “Unë tashmë kam thënë se ne – duke përfshirë të gjithë stafin nuk do të lëmë gurë pa lëvizur dhe do të duhet të përgatisim veten ndryshe. Nuk mund të vazhdojmë si këtë sezon edhe vitin tjetër”, vazhdoi ai. Ndryshimet tashmë janë duke u zhvilluar në “Signal Iduna Park”, ku Stöger njoftoi largimin e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Pasardhësi i tij është ende për t’u njoftuar, por për një klub që ka fituar Champions League në vitin 1997 dhe finalistë në 2013, duhet të jetë më kompetitiv sezonin e ardhshëm.

Related posts

“KAM PARË SHERRE ME PISTOLETA, THIKA DHE SHISHE”/ Sulmuesi rikthehet te katalanasit: Jam rritur mes drogës e bandave

Delo.autor

Andre Silva shfajësohet për mungesën e performancës në Serie A

Q.Autor

NGA KYLIAN MBAPPE TEK MESSI/ Njihuni me 10 futbollistët më të paguar në botë, “Pleshti” lë pas…

Delo.autor

Leave a Comment