Futboll Sport

Nuk ka më fshehje, Vllaznisë i dalin ”zot” publikisht (FOTO)

Takimi ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë që ka nisur para pak momentesh në stadiumin “Selman Stërmasi” mund të konsiderohet si një nga kryendeshjet e kësaj jave. Fitorja e “demave” u jep atyre mundësinë të shpresojnë te pjesëmarrja në Kupat e Evropës, ndërsa një disfatë bën që sezoni të jetë i dështuar përfundimisht. Nga krahu tjetër, Vllaznisë i duhet vetëm fitorja për të shpresuar te mbijetesa, në të kundërt “welcome to hell”. “Ferri” i Kategorisë së Parë i pret me duar hapur shkodranët.

Duke parë dhe rëndësinë e ndeshjes, në tribunën VIP të stadiumit “Selman Stërmasi” vihet re prania e shumë personave të rëndësishëm. Në radhët e shkodranëve, në tribunën VIP në mbështetje të ekipit kuqeblu është ish-presidenti, Valter Fushaj. Ky i fundit duket se do të jetë presidenti i ardhshëm, pasi po del publikisht hapur për të marrë skuadrën shkodrane. Prania e tij në tribunën VIP të “Selman Stërmasit” është mesazh i qartë. Ai ndodhet përkrah figurave të tjera të rëndësishme të klubit duke filluar nga Administratori i klubit Astrit Gjyrezi, trajneri i ekipit të Vllaznisë B, Ervis Kraja, etj.

i pranishëm në stadium është dhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Ai ndodhet në stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndjekur takimin nga afër.

 

 

Related posts

Bomberi Cutrone po i mahnit të gjithë: Golat për familjen dhe Contin

Q.Autor

UEFA/ Zyrtarizon bonusin financiar për Ligën e Kombeve, ja sa përfiton Shqipëria

Sadik.Autor

MOTI I KEQ/ Dëbora mbulon stadiumet, anulohen 4 ndeshje. Ja sfida e vetme që do të luhet sot… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment