Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Crotone ndali Lazion, Brozoviç falënderon Zengën

Marselo Brozoviç ka qenë i pari zikaltër që ka reaguar pas barazimit që Crotone i rrëmbeu Lazios, duke mbajtur gjallë shpresat e Interit për një vend në Champions.

Mesfushori kroat ka shkruar një status në profilin e tij në Instagram duke falënderuar Walter Zengën, ish portierin e Interit, aktualisht trajneri i Crotones, teksa shprehet se tani i takon zikaltërve të arrijnë Championsin.

“Bravo njeriu merimangë. Ti je vërtetë epik. Tani na përket neve, duam Championsin”, shkruan Brozoviç në Intsagram, ndërsa postimin e shoqëron me foton e Zengës kur luante për Interin.

Lazio ka aktualisht 3 pikë më tepër se Interi në tabelën e klasifikimit, por të dy skaudrat do të përballën mbrëmjen e 20 Majit, në javën e fundit ët Serisë A dhe një fitore e zikaltërve, do të dërgonte ata në Champions.

Related posts

“PËR TË GJITHË NE KA NISUR NJË EPOKË E RE”/ Rikthehet Rojs: Flick na ka injektuar entuziazëm

Delo.autor

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

F.autor

MERKATO/ Juventus arrin marrëveshjen me mesfushorin holandez, mbetet për t’u finalizuar tratativa me “La Dea-n”

F.autor

Leave a Comment