Futboll La Liga

Asensio zbulon të ardhmen, zhgënjen Man Unitedin dhe Chelsean

Pavarësisht se është i vetëdijshëm për vështirësitë që do të hasë për të qenë titullar te Reali, Asensio nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Marco Asensio shihet si një ndër mesfushorët spanjoll me të talentuar dhe me të ardhme të ndritur.

Ai shkëlqeu sezonin e parë me Real Madridi (2016/17) dhe e nisi furishëm edhe këtë sezon, po muajt e fundit ka fituar pak minuta nga Zinedine Zidane.

Spanjolli ka rënë tashmë në radarin e shumë kubeve evropiane, Chelsea e Man United janë dy ndër to që dëshirojnë shërbimet e 21 vjeçarit.

Por, siç duket dëshira e spanjollit është që ta veshë fanellën e Los Blancos për shumë vite. Në një intervistë për “Club del Deportista” Asensio tregoi planet për të ardhmen.

“Është e vështirë të menaxhosh një skuadër të mirë si e jona, por Zinedine Zidane e di se mund të llogarisë në mua”, u përgjigj Asensio.

“Punoj shumë që të fitoj minuta, por jam i vetëdijshëm se ku gjendem. Jam te klubi më i mirë në botë dhe jam i lumtur në Real Madrid”, shtoi talenti spanjoll.

Related posts

HIRUSHJA E SUPERLIGËS/ Laçi, e vetmja skuadër e pamposhtur në SHQIPËRI

Isa.Autor

TAULANT XHAKA VENDOS PËR TË ARDHMEN/ Dy fjalë dhe për Granitin: Do të bëhem baba, ai ka dhënë gjithmonë…

Delo.autor

Zbulohet sekreti/ POGBA nuk donte të shkonte tek BARCELONA, francezi ëndërronte…

Isa.Autor

Leave a Comment