Futboll Sport

Ironia e Shpëtim Gjikës: Humbja e Vllaznisë, Flamurtari zyrtarisht mbijeton edhe këtë sezon

Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë dhe njëkohësisht ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar për situatën e ekipit.

 

 

Prej disa sezone radhazi Flamurtari niset me objektiva të mëdha, por në fund ka patur raste që ka rrezikuar edhe kategorinë. Një situata e përafërt pati gjasa të ndodhte edhe këtë vit ndaj Gjika nuk e ka humbur rastin të ironizojë.

Në facebook Gjika ka shkruar: “Pas humbjes së sotme të Vllaznisë me Partizanin, Flamurtari zyrtarisht mbijeton edhe këtë vit në Superligë! Mot më mirë!”

Kujtojmë që Gjika ka patur përplasje prej vitesh me administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizin.

Related posts

DISIPLINA ME 23 VENDIME BRENDA DITËS/ Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi

F.autor

ZYRTARE/ Pranoi ulje rroge për të ndihmuar klubin, ylli i Real Madrid rinovon kontratën

Delo.autor

Spalletti: Këta ishin dy lojtarët që na duheshin për të arritur objektivat

Sadik.Autor

Leave a Comment